We use cookies to give you the best possible online experience. If you continue, we'll assume you are happy for your web browser to receive all cookies from our website. See our Privacy & Cookie policy statement for more information on cookies and how to manage them.

Procesi i kërkesës për azil

Procesi i kërkesës për azil

Procesi i kërkesës për azil nënkupton procesin nëpërmjet të cilit vendoset aplikimi për statusin tuaj të azilkërkuesit. Nëse në fund të procesit ju deklaroheni si refugjat do të keni disa të drejta që përfshijnë të drejtën e banimit në Irlandë, të drejtën për tërhequr disa anëtarë të familjes dhe të drejtën për të punuar.

Formulari i aplikimit
Juve do t’ju kërkohet të plotësoni një formular aplikimi që ju jepet nga Zyra e Komisionerit të Aplikimit për Refugjatët (ORAC). Ju mund ta keni bërë tashmë këtë. Ky dokument është baza e kërkesës tuaj për azil dhe është shumë e rëndësishme që të jepni llogari në dokument duke shpjeguar arsyet përse ju u larguat nga vendi juaj.

Duhet të ktheni formularin e aplikimit të plotësuar te (ORAC) brenda dy (2) javësh.

Ju këshilloheni fuqimisht të regjistroheni me Bordin e Konsulencës Ligjore ose të merrni konsulencë ligjore në mënyrë private para se të plotësoni pyetësorin.

Nëse ORAC beson se ju keni aplikuar më parë për azil në një shtet tjetër të Bashkimit Evropian ka gjasa që t’i kërkojnë autoriteteve në atë shtet të konfirmojnë nëse kanë përputhje të shenjave tuaja të gishtërinjve. Nëse gjendet një përputhje e tyre, ka mundësi që ORAC të përpiqet t’ju transferojë në atë shtet pa e marrë në konsideratë kërkesën tuaj për azil. Ju do të keni mundësi të apeloni nëse ndodh kjo gjë.

ORAC do të marrë në konsideratë aplikimin tuaj për azil duke përfshirë një fëmijë tuaj, i cili është nën 18 vjeç dhe ndodhet në Irlandë bashkë me ju. Nëse fëmija ose fëmijët e tu kanë shkaqe për të patur frikë të cilat janë të ndryshme nga juaja dhe mund ta shprehin këtë, atëherë duhet të konsideroni bërjen e një aplikimi të ndarë për ta. Duhet ta përfshini në aplikimin tuaj shkaqet për frikë që keni në lidhje me veten tuaj ose fëmijën nëse ktheheni në vendin tuaj të origjinës.
Aplikimet për azil nga Fëmijët e Pashoqëruar (më vete)

Aplikim për azil nga Fëmijët e Pashoqëruar (më vete)
Nëse jeni nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç dhe nuk jeni i shoqëruar nga një i rritur do të jetë përgjegjësia e TUSLA Child and Family Agency (Agjencia e Fëmijës dhe Familjes TUSLA) të vendosë nëse duhet të bëhet aplikim për statusin tuaj të refugjatit. Zyrtari TUSLA i caktuar për të bërë aplikimin do t’ju japë udhëzime mbi plotësimin e formularit të aplikacionit. Gjithashtu ata duhet t’ju shoqërojnë nëpër intervista dhe seanca gjyqësore që kanë lidhje me kërkesën tuaj.

Intervista
Kur ORAC është gati ta marrë në shqyrtim aplikimin tuaj ju do të thirreni për një intervistë. Intervista mund të caktohet kur të regjistroheni me ORAC. Interpreti do të jetë i disponueshëm nëse e kërkoni. Intervistuesi do t'ju bëjë pyetje në bazë të informacionit të përmbajtur në formularin e aplikimit. Ka rëndësi që të jepni shpjegime të plota mbi arsyet përse jeni larguar nga vendi dhe përse nuk mund të ktheheni në të. Çdo informacion që lihet jashtë formularit të aplikimit ose për intervistë nuk mund të merret në konsideratë nga ORAC kur bëhet vendimi nëse duhet të deklaroheni refugjat ose jo. Duhet të tregoni historinë e plotë në vend që të prisni të pyeteni nga intervistuesi.

Në fund të intervistës, shënimet e intervistës do t’ju lexohen dhe do t’ju kërkohet të nënshkruani për të konfirmuar se janë të sakta. Mund t’ju jepet një kopje dhe nëse jua japin duhet të dërgoni një kopje menjëherë te Bordi i Konsulencës Ligjore. Në çdo rast duhet të kërkoni një kopje të shënimeve tuaja gjatë intervistës. Nëse intervistuesi ju kërkon të jepni dokumente ose informacion brenda një periudhe kohore të caktuar duhet të përpiqeni ta bëni. Çdo dokument që mund të jepni për të mbështetur kërkesën tuaj për status refugjati do të ndihmonte shumë.

Vendimi i Komisionerit për Aplikimet e Refugjatit
Komisioneri do të marrë vendim nëse të bëjë rekomandim që ju të deklaroheni refugjat apo jo. Në marrjen e vendimit Komisioneri merr parasysh përkufizimin e refugjatit.

Seksioni 2 i Aktit të Refugjatit 1996 dëshmon se një refugjat është;

“një person i cili, për shkak të një frike të bazuar ndaj persekutimit, për arsye të racës, fesë, kombësisë, anëtarësisë në një grup social të caktuar ose opinioni politik, ndodhet jashtë shtetit të kombësisë së tij ose të saj dhe nuk ka mundësi të gëzojë mbrojtjen e atij shteti, në lidhje me këtë frikë të tij ose të saj....”
Nëse Komisioneri ju rekomandon që do të deklaroheni me status refugjati do të informoheni nëpërmjet një letre. Më pas do të merrni një letër nga Shërbimi Irlandez i Natyralizimit dhe Imigracionit ku parashtrohen të drejtat tuaja.

Nëse Komisioneri nuk rekomandon që të deklaroheni refugjat juve do t’ju dërgohet një letër nëpërmjet postës zyrtare ku informoheni për këtë nga ORAC. Më pas do të keni dhjetë (10) ose pesëmbëdhjetë (15) ditë pune nga data e letrës për ta apeluar vendimin nëse dëshironi ta bëni këtë. Ju do të keni 10 ditë pune nëse jeni nga Kroacia, Nigeria ose Afrika e Jugut ose nëse ORAC zbulon që keni dhënë informacione false, kontradiktore ose çorientuese në lidhje me aplikimin tuaj për azil. Në të gjitha rastet e tjera do të zbatohet kufiri kohor prej 15 ditë pune. Këto janë kufizime kohore strikte. Ju duhet të kontaktoni menjëherë me RLS ose me përfaqësuesin tuaj ligjor nëse merrni letër refuzimi nga ORAC. .

Apelimi te Gjykata e Apelit të Refugjatëve (RAT)
Apelimi juaj mund të bëhet vetëm me shkrim ose mund të keni të drejtën e një seance dëgjimore nga RAT. Nëse apelimi juaj bëhet vetëm me shkrim, do të vendoset në bazë të dokumenteve të dërguara te RAT nga ju ose nga ana juaj.

Një apelim dëgjimor ndryshon nga intervista me ORAC. Ju do të pyeteni fillimisht nga konsulenti juaj ligjor dhe pastaj nga një përfaqësues i ORAC. Anëtari i Gjykatës së Apelit të Refugjatëve, i cili është personi që dëgjon apelin dhe merr vendimin, gjithashtu ju merr në pyetje.

Vendimi i RAT
Anëtari i Gjykatës së Apelit të Refugjatëve zakonisht jep vendimin brenda disa javëve nga seanca dëgjimore. Vendimi do të jetë që ju të deklaroheni me status refugjati ose jo. Nëse vendimi i Gjykatës së Apelit të Refugjatëve është pozitiv – d.m.th juve duhet t’ju jepet statusi i refugjatit, juve do t’ju thuhet në këtë letër nga RAT. Shërbimi Irlandez i Natyralizimit dhe Imigracionit gjithashtu do t’ju dërgojë një letër që ju informon mbi të drejtat tuaja. Nëse vendimi është që të refuzohet apelimi juaj, RAT do t’ju informojë nëpërmjet kësaj letre.

Refuzimi i statusit të refugjatit
Nëse ju është refuzuar statusi i refugjatit në apel dhe ka shumë mundësi të merrni një letër nga Shërbimi Irlandez i Kombësisë dhe Imigracionit (INIS) që ju informon se ministri synon t’ju deportojë. Juve do t’ju jepen katër opsione të cilat janë:

1. Të bëni një përfaqësim te ministri brenda 15 ditësh pune ku të paraqisni pse duhet të lejoheni të qëndroni në shtet (shpesh të quajtur “Leje për të qëndruar”);
2. Të aplikoni për Mbrojtje Shtesë;
3. Të largoheni nga Shteti para se ministri të marrë vendimin dhe të informoni ministrin me shkrim mbi mënyrat që keni parashikuar për këtë qëllim;
4. Të pranoni kryerjen e urdhrin e deportimit brenda 15 ditëve të punës.

Ka kufizim kohor strikt prej 15 ditësh pune brenda të cilit duhet të bëhen aplikimet për lejen e qëndrimit dhe/ose mbrojtjen shtesë. Ka rëndësi që të kontaktoni me Bordin e Ndihmës Ligjore ose konsulentin tuaj privat ligjor mbi marrjen e njoftimit.

Mbrojtja Shtesë
Mbrojtja Shtesë i mbron njerëzit që rrezikojnë të vuajnë dëm të madh në vendin e tyre të origjinës.

Shërbimi Irlandez i Kombësisë dhe Imigracionit (INIS) shqyrton Aplikimet e Mbrojtjes Shtesë. Siç është shpjeguar më parë, INIS do t’ju shkruaj nëse kërkesa juaj është refuzuar nga ORAC ose nëse merrni një vendim negativ nga RAT. Gjithashtu INIS do t’ju shkruajë nëse keni Aplikim për Leje për të qëndruar të kryer para datës 30 prill 2009 dhe për të cilin nuk është marrë akoma një vendim.

Urdhër Deportimi
Nëse nuk deklaroheni refugjat ose nëse ju jepet leje për të qëndruar në Shtet ose nëse ju jepet Mbrojtje Shtesë apo nuk zgjidhni të ktheheni vullnetarisht në vendin tuaj të origjinës, (riatdhesim), do të përballeni me një Urdhër Deportimi. Nëse ju jepet një Urdhër Deportimi, mund të hasni probleme nëse përpiqeni të hyni në ndonjë shtet anëtar të BE-së në të ardhmen.


Format dokumenti Word

Kjo broshurë disponohet si dokument Microsoft® Word dhe nëse nuk keni programin kompjuterik për ta lexuar mund të shkarkoni një program leximi falas nga faqja e internetit të Microsoft® www.microsoft.com/downloads.
Korrik 2014