We use cookies to give you the best possible online experience. If you continue, we'll assume you are happy for your web browser to receive all cookies from our website. See our Privacy & Cookie policy statement for more information on cookies and how to manage them.

Shërbime ligjore gjatë azilit dhe çështje të lidhura – Shënim informacioni për aplikuesit

Si mund t’ju ndihmojë Bordi i Ndihmës Ligjore?

Nëse po aplikoni për shërbime ligjore në lidhje me një kërkesë azili, do t’ju jepet mbrojtje shtesë ose çështje të tjera me ndihmë sapo të jetë e mundur, ku përfshihen:

> Këshillim para se të dorëzoni pyetësorin e kërkesës për azil në Zyrën e Komisionerit të Aplikimeve për Refugjatë [Office of the Refugee Applications Commissioner (ORAC)]
> Këshillim para se të kryeni intervistën për azil në ORAC.
> Këshillim para se të kryeni intervistën në ORAC për mbrojtje shtesë për të përfshirë këshillim lidhur me procedurat e reja për vendosjen e aplikimeve për mbrojtje shtesë,
> Interpretë gjatë takimeve me avokatin,
> Nëse ke bërë aplikim për azil në një shtet tjetër të Bashkimit Evropian do të jepet këshillim për aplikimet me shkrim në ORAC në mbështetje të aplikimit për azil në Irlandë,
> Këshillim dhe përfaqësim para Gjykatës së Apelit të Refugjatëve bazuar në ndonjë apelim për ndonjë vendim të Komisioneri të Aplikimeve për Refugjatë për refuzimin e kërkesës tuaj për azil ose për t’u refuzuar mbrojtjen shtesë,
> Këshillim paraprak dhe përfaqësim në Gjykatën e Rrethit nëse jeni nën arrest sipas disa dispozitave të Aktit të Refugjatit 1996 [Bordi i Ndihmës Ligjore nuk mund t’ju përfaqësojë nëse jeni i akuzuar për shkelje penale],
> Asistencë për dorëzimin e aplikimeve për leje qëndrimi
dhe
> Këshillim në lidhje me urdhrat e deportimit.

Çfarë kërkon nga ju Bordi i Ndihmës Ligjore?
Nëse bëhesh klient i Bordit të Ndihmës Ligjore duhet:

> Gjithmonë të informosh Bordin e Ndihmës Ligjore për adresën aktuale.
> Të ndiqni të gjitha takimet e caktuara për ju pasi kufizimet kohore zbatohen gjatë gjithë fazave të procesit të azilit dhe mungesa nëpër takime mund të bëjë që Bordi i Ndihmës Ligjore të mos t’ju ofrojë shërbim.

Pavarësia
Bordi i Ndihmës Ligjore është një organ statutor i pavarur që mundëson shërbime ligjore në çështje civile.

Fshehtësia
Bordi i Ndihmës Ligjore ofron shërbim konfidencialiteti për të gjithë personat që aplikojnë për të.

Testi i mjeteve dhe kontributet
Për tu kualifikuar për shërbime ligjore, të ardhurat tuaja (përveç disa ndihmave financiare) duhet të jetë më pak se €18,000 në vit.

Aplikantët për shërbime azili do të paguajnë një kontribut prej €10 në total për këshillim ligjor në lidhje me një rast para Zyrës së Komisionerit për Aplikime për Refugjatë ose Gjykatës së Apelit për Refugjatë. Një kontribut shtesë do të paguhet për asistencë ligjore në çështje të tjera si rastet në Gjykatën e Lartë.

Nëse keni burime kapitale prej më shumë se €4.000 (përveç shtëpisë tuaj) mund t'ju duhet të paguani një kontribut shtesë.

Nëse po merrni ndihma direkte nga shteti (d.m.th. strehim dhe ushqim në vend të pagesave për mirëqenie sociale) mund t'ju hiqen disa kontribute, sipas lirisë së veprimit të Bordit të Ndihmës Ligjore.

Ankesa
Bordi i Ndihmës Ligjore është i përkushtuar për mundësimin e shërbimit cilësor, profesional në të gjitha rastet dhe ka lidhur marrëveshje formale për të trajtuar ankesat nga azilkërkuesit. Një kopje e procedurës për ankesë disponohet në të gjitha zyrat e Bordit të Ndihmës Ligjore ose nga zyra qendrore e bordit apo çdo qendër ligjore.

Detajet e Kontaktit për qendrat ligjore ku Bordi i Ndihmës Ligjore ofron shërbime ligjore për kërkesë azili dhe çështje të lidhura me të:

Dublin:
Smithfield law centre, 48/49 North Brunswick Street, Georges Lane, Dublin 7.
Telefonatë falas: 1800 23 83 43 Telefon: (01) 6469600(01) 6469600 Faks: (01) 6710200
email: Smithfieldlawcentre@legalaidboard.ie

Cork:
North Quay House, Popes Quay, Cork.
Telefonatë falas: 1800 202420 Telefon: (021) 4554634(021) 4554634 Faks: (021) 4557622
email:lawcentrecorknorth@legalaidboard.ie

Galway:
Seville House, New Dock Street, Galway.
Telefonatë falas: 1800 502400 Telefon: (091) 562480(091) 562480 Faks: (091) 562599
email:lawcentresevillehouse@legalaidboard.ie

Shënim : Thirrja e numrave falas mund të bëhet vetëm nga telefoni fiks / me pagesë

Versioni në Word
Skedari më poshtë është një skedar Microsoft® Word. Nëse nuk e keni programin kompjuterit për ta hapur mund të shkarkoni një program falas nga faqja e interneti të Microsoft® www.microsoft.com/downloads.